75 Mall Live Search
17:00 / E Mërkurë, 30 Janar 2019 / indeksADMonline

Jahjaga takon Albright, e falendëron për kontributin e dhënë për Kosovën

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga gjatë ditës së sotme është takuar me ish-sekretaren amerikane të shtetit, Madeleine Albright. Ajo thotë se Albright e falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme ndaj vendit tonë.

“Gjithmonë kënaqësi të takoj ish sekretaren amerikane të shtetit, Madeleine Albright, të cilën e falënderova për përkrahjen e vazhdueshme ndaj vendit tonë”, ka shkruar Jahjaga në Instagram. 

Tutje ajo tha se me sekretaren Albright foli po ashtu edhe për programin për shënimin e 20 vjetorit të intervenimit të NATO-s në Kosovë duke riafirmuar kontributin e jashtëzakonshëm të NATO-s si faktor për paqe dhe stabilitet në Kosovë, rajon dhe më gjerë.