Jahjaga takon Ivanka Trump, i flet për viktimat e dhunës seksuale të luftës në Kosovë
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka bërë të ditur se sot është takuar me të bijën e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, Ivanka Trump.
Ajo në një postim në Facebook ka publikuar fotografi nga takimi duke njoftuar se për cka kanë biseduar, transmeton Indeksonline.
“Ishte kënaqësi të takoja Ivanka Trump, Këshilltare e Presidentit Amerikan, me të cilën bisedova për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe nevojën për fuqizimin ekonomik të tyre”, ka shkruar Jahjaga. /Indeksonline/



