Jahjaga takon Obamën: Kosova s’do të ketë aleat më të madh se SHBA-në

Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, e ka takuar ish-presidentin amerikan Barack Obama.
“Ne margjinat e samitit, pata nderin të takoja presidentin Barack Obama, të cilin e falënderova për mbështetjen e jashtëzakonshme që i ka dhënë Kosovës gjatë mandatit tim, si edhe për përkushtimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara ndaj vendit tonë. Kërkova nga presidenti Obama angazhimin e mëtejshëm në forcimin e marredhenieve ndermjet SHBA-së dhe Kosoves, të cilat janë sfiduar me pezullimin e dialogut strategjik se fundmi. Kërkova edhe ndihmën dhe përkrahjen e zotit Obama ne konsolidimin e shtetesise tonë në arenën ndërkombëtare”, deklaroi Jahjaga.
Ajo theksoi se Kosova nuk ka pasur dhe nuk do të ketë kurrë aleat më të madh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe populli amerikan.
“Falë këtij partneriteti, ne sot gëzojmë lirinë, pavarësinë, njohjen ndërkombëtare dhe anëtarësimin në shumë organizata botërore. Për këtë mbetemi përjetësisht falënderues”, shtoi ajo.