16:50 / E Mërkurë, 14 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Jahjaga takon Princin Charles, i flet për viktimat e dhunës seksuale të luftës

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga po qëndron për vizitë në Britani të Madhe, ku ka pasur rastin të takoj Princ Charles.

Në një postim në Facebook, Jahjaga ka shkruar se me Lartmadhërinë ka biseduar për të mbijetuarat dhunës seksuale në luftë dhe të zhdukurit, transmeton Indeksonline.

“Gjatë vizitës në Angli pata nderin të takohem me Lartmadhërinë e Tij, Princ Charles, për të diskutuar mënyrat e bashkëpunimit në angazhimin tonë të përbashkët për adresimin e problemeve të pas luftës në rajon, posaçërisht për personat e zhdukur dhe të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës”, ka shkruar Jahjaga.

Më poshtë fotografi nga takimi i dyshes. /Indeksonline/