75 Mall Live Search
11:48 / E Enjte, 17 Shtator 2020 / indeksADMonline

Hyka ndërron skuadër, shkon në një kampionat të largët

Aventura e radhës dhe tjetër kontinent në karrierën e Jahmir Hykës. Sulmuesi i majtë nga Tirana, i cili ishte pjesë e Ness Zionas në Izreal prej janarit të këtij viti, është transferuar në Kinë. 32-vjeçari gjeti akordin me klubin aziatik prej 13 gushtit, teksa sot ka ardhur zyrtarizimi.

Franci Bode, menaxher i njohur shqiptar, lajmëron kalimin e ish-lojtarit të Shqipërisë (47 ndeshje dhe 2 gola me kuqezinjtë) tek ekipi që garon në Divizionin e dytë të futbollit kinez. “Jahmir Hyka është lojtari më i ri i Guizhou HengFeng FC, Liga e Parë kineze.

Jam i lumtur që e ndihmova në këtë transferim, teksa Hyka u bë lojtari i tretë i kompanisë sime që kalon në Kinë, pas Albi Allës (Shaanxi Chang’an Athletic) dhe Oscar Maritu (Shijiazhuang Ever Bright)“, shkruan në Instagram, agjenti Bode.