22:36 / E Premte, 24 Mars 2023 / Gj. Sh

Jakaj ia ‘fik’ dritat serbit Nikoliq

Boksieri kosovar, Bernardin Jakaj ka mposhtur serbin Marko Nikoliq.

Në ndeshjen e cila u zhvillua në Austri, Jakaj ishte fantastik ndaj Nikoliqit, dhe pas 10 raundeve, fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve, shkruan IndeksOnline.

Kjo është fitorja e 14 e Jakajt në karrieren e tij profesionaliste duke mbetur i pamposhtur./IndeksOnline/