75 Mall Live Search
14:02 / E Hënë, 20 Tetor 2025 / P M

Jakaj nga IKD-ja: Kushtetuesja mund ta pezullojë dekretin e presidentes Osmani për mandatarin për formimin e qeverisë së re

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj, tha se nëse Gjykata Kushtetuese vendos që kërkesa e Listës Serbe të merret parasysh dhe zgjedhja e nënkryetari të kuvendit nga komuniteti serb të kthehet në pikën zero, po ashtu pezullohet edhe dekreti i presidentes e cila e ka mandatuar Albin Kurtin për formimin e qeverisë.

Sipas tij, kjo do të ndodhte vetëm nëse Kushtetuesja vlerëson se zgjedhja e Nenad Rashiqit nënkryetar i kuvendit nuk është kushtetuese.

‘’Nëse do të ketë një masë të përkohshme ndaj vendimit të kuvendit për votimin e nënkryetarit nga komuniteti serb Nenad Rashiq, atëherë do të kemi pezullim të dekretit të presidentes Osmani për mandatarin e Qeverisë Kurti 3. Kjo pezullohet deri në një vendim meritor të Gjykatës Kushtetuese dhe pastaj procedura kthehet në pikën zëro duke e mandatuar sërish Kurtin për kryeministër. Pra, vetëm në rastin kur konsiderohet që zgjedhja e Nenad Rashiqit si nënkryetar i kuvendit ka qenë jo kushtetuese”, tha Jakaj për RTV21.