10:12 / E Hënë, 03 Prill 2023 / B O

Jakup Krasniqi: E kam të vështirë të kuptoj akuzën, nuk kam asnjë lidhje me pikat që akuzohem

Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka nisur seanca e parë gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Jakup Krasniqi ka thënë para trupit gjykues se është tërësisht i pafajshëm dhe se nuk e kupton ende mënyrën se si është bërë akuza ndaj tij.

“E kam vështirë të kuptoj akuzën dhe mënyrën se si është bërë kjo akuzë. Nuk kam asnjë lidhje nga pikat që i lexoj prokurorja. Unë e kuptoj aktakuzën por s’pajtohem me të sepse nuk mbaj asnjë përgjegjësi për të cilën flet aktakuza. Jam plotësisht i pafajshëm” ka thënë Jakup Krasniqi./Indeksonline/