20:52 / E Shtunë, 13 Tetor 2018 / indeksADMonline

Jakup Krasniqi tregon ku i kishte fshehur librat e organizatës gjatë luftës

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate Jakup Krasniqi ka vizituar këtë fundjavë fshatin e lindjes.

Nëpërmjet Facebook-ut ai ka njoftuar me vendin ku kishte fshehur libra të cilët sipas tij nuk ishin të dashur për armikun.

Në vend të librave këtë të shtunë Krasniqi gjeti drunjtë dhe ngjyrat e vjeshtës.

“Këtu diku në vitin 1980 i kam pas fshehur do libra dhe materiale të Organizatës! Sot aty drunjët i kishin ngjyrat e vjeshtës’, shkruan ai në Facebook.