75 Mall Live Search
17:00 / E Martë, 01 Korrik 2025 / FR

‘Jam artiste, jo perfekte’, Doja Cat ‘shpërthen’ ndaj komentuesve

Në një intervistë të fundit për V Magazine, reperja e shumëpërfolur Doja Cat, ka bërë disa nga deklaratat më të drejtpërdrejta deri tani për jetën e saj personale, presionin publik dhe industrinë e muzikës.

E njohur për stilin e saj të guximshëm dhe shpesh kontravers, Doja tregon se nuk ka ndërmend të sillet sipas pritshmërive të të tjerëve. Ajo thekson:

“Njerëzit duan të jem perfekte. Duan të jem një version i pastër, i kontrolluar, por unë nuk jam këtu për të kënaqur askënd. Jam artiste. Jam njeri.”

Artistja rrëfeu se suksesi i madh që erdhi me këngë si “Say So” apo “Woman”, solli jo vetëm famë, por edhe një barrë të madhe kontrolli nga publiku dhe industria.

Ajo shton: “Të qenurit në qendër të vëmendjes nuk do të thotë të jesh e lirë. Kam pasur momente kur ndihesha më shumë produkt sesa person.”

Doja Cat mbetet një nga artistet më të paduruara për t’u ndjekur, jo vetëm për muzikën, por për guximin për të qenë ndryshe.
Deklaratat e saj janë një mesazh i qartë që nuk do ndryshoj për të tjerët.