75 Mall Live Search
09:19 / E Premte, 09 Shkurt 2024 / G T

“Jam Cristiano, nuk jam Messi”, reagim interesant i yllit portugez gjatë ndeshjes së mbrëmshme

Skuadra e Al-Hilal shënoi fitore mbrëmë me rezultatin 2:0 ndaj Al-Nassr në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Arabinë Saudite.

Gjatë gjithë kohës, tifozët e klubit vendas thërrisnin emrin e Lionel Messit, sidomos kur topin e merrte lojtari portugez, Cristiano Ronaldo, shkruan Indeksonline

Dhe pikërisht për këtë, kamerat kapen një moment interesant, ku Cristiano Ronaldo iu drejtohej tifozëve të Al-Hilal me fjalët: “Unë jam Cristiano, jo Messi, jam Cristiano”.

Pothuajse gjatë gjithë ndeshjes lojtari i Kombëtares së Portugalisë ishte tejet i nervozuar pas provokimeve të tifozëve vendas./Indeksonline/