75 Mall Live Search
23:42 / E Enjte, 21 Prill 2022 / MSH

“Jam dhjetë herë më i mirë se ky”, i fejuari i këngëtares së famshme bëhet xheloz për Brad Pitt

I fejuari i Britney Spears zbuloi se këngëtarja mban një foto të aktorit të famshëm, Brad Pitt në shtëpinë e saj. Por reagimi i tij shkaktoi shumë të qeshura te ndjekësit e tij. Sam Asgari ka postuar një video, ku tregon foton me Brad Pitt nga filmi “Thelma & Louise”.

“Kemi një problem të madh. E dashura ime ka një foto të Brad Pitt”, thotë ai. Sam tenton të imitojë Brad-in në foto duke mbajtur një tharëse flokësh. “Jam dhjetë herë më i mirë se ky djalë”, tha ai me humor. Fansat e këngëtares nxituan të bënë në pah se fiksimi i saj ndaj Pitt dihet prej vitesh.

Kujtojmë që këngëtarja është në pritje të fëmijës së parë me Sam. Ajo ka dhe dy djem adoleshentë me ish bashkëshortin e saj, Kevin Federline.