22:17 / E Mërkurë, 04 Korrik 2018 / indeksADMonline

Jam duke pasur seks më të mirë me një grua tjetër se me të fejuarën! Çfarë të bëj?

Një vajzë e re në grupin tim të lojës ku luajmë me miq, është aq e bukur dhe është kënaqësi të jesh me të- dhe ne tani kemi një aferë.

Takohem me të për më shumë se një vit, zakonisht kur e fejuara ime punon ose viziton nënën e saj.

Unë jam 24 vjeç dhe e fejuara ime është 23. Ajo është një vajzë e bukur, lloj që mund t’i besoni dhe unë e di se do bëhet një grua e mirë.

Ishim të fejuar për dy vite, dhe filluam të bashkëjetojmë në fund të vitit 2017.

Kjo ishte një gjë e mirë, por kisha nevojë pak për hapësirë, kështu që unë shkoja dy net në javë në një lokal ku luaja pikado.

Një natë aty erdhi një grua për të luajtur dhe u fut në grupin tonë., ajo ishte një lojtare shumë e mirë, femra më e mirë që kisha parë.

Unë doja të bisedoja me të në çdo mundësi që kisha dhe e gjeja vetën duke dashur ta puth dhe duke fantazuar për të bërë diçka më shumë me të. Ajo është 25 vjeçe.

Një natë mora guximin dhe e thirra për një darkë.

Ajo pranoi dhe kur e dërgova në shtëpi, bëmë seks të nxehtë në banesën e saj.

Që atëherë, ne kemi qenë duke takuar njëri-tjetrin sa më shpesh që mundemi.

E fejuara ime ka kuptuar diçka që tre muaj më parë. Ajo kishte dyshimet e saja dhe donte çdo herë të kontrollonte telefonin tim. Ajo thotë se do të më falë nëse unë do e lë këtë punë.

U përpoqa të largohesha nga e dashura ime, por përsëri vazhdojë të kthehem me të. Jeta ime seksuale me të është e mahnitshme dhe shumë më mirë se ajo me të fejuarën time.

E dashura ime dëshiron që unë të ndahem me të fejuarën time dhe të jem me të në vend të saj.

Unë jam përpjekur disa herë t’i them të fejuarës sime se duhet të ndahemi, por nuk kam mundur kështu që unë vazhdojë t’i mbaj dy lidhjet.

Unë frikësohem se çfarëdo vendimi që marr do të jetë i gabuar. Nuk po mund ta përballoj më këtë ndjenjë.

Përgjigja:

Me lejoni t’ju ndihmoj. Nëse nuk mund të vendosësh se me këndë dëshiron të jesh, atëherë me të vërtetë mendoj se nuk jeni i gatshëm për martesë .

Ju jeni të fejuar me një vajzë që mund t’i besoni, por kjo tingëllon sikur nuk ka pasion në mes.

E keni bërë një zgjedhje të sigurt kështu që ju nuk rrezikoni të jeni vetëm?  Kjo nuk është e drejtë për të dhe nuk duhet të zgjasë.

Ju nuk jeni i martuar dhe tashmë jeni duke e mashtruar me dikë tjetër. A mund të imagjinonin me të vërtetë se do jeni besnik ndaj saj gjatë jetës që mendoni ta jetoni bashkë?

Në këtë mënyrë më së miri është që të ndërpritni fejesën tuaj dhe të mendoni për atë dëshironi më shumë në këtë fazë të jetës suaj.

Jini të ndershëm dhe të hapur me të fejuarën tënde, ajo nuk e meriton një gjë tjetër./Indeksonline/