“Jam duke pritur telefonatën”, futbollisti i Premier Leagues nuk u ftua nga Franca për Euro-n 2024

Kombëtarja e Francës dje publikoi listën e futbollistëve për ndeshjet e Euro 2024 dhe trajneri Didier Deschamps la shumë yje jashtë, duke përfshi edhe Neal Maupay.
27-vjeçari dje përmes rrjeteve sociale bëri një postim duke treguar se është në pritje të telefonatës, shkruan Indeksonline
“Kam rregulluar planin tim dhe tani jam në pritje të telefonatës nga ju”, ka shkruar Maupay.
Megjithatë futbollisti i klubit nga Premier League nuk ka marrë ftesë nga trajneri Deschamps për ndeshjet e Kampionatit Europian.
Maupay me Brentfordin këtë sezon ka zhvilluar 30 ndeshje, ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë tri asiste.
Sulmuesi nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje me Kombëtaren A të Francës, por vetëm me grupmoshat e reja./Indeksonline/
I’ve cleared my schedule to sit waiting by the phone lads 👍 https://t.co/gsIbLva3cY
— Neal Maupay (@nealmaupay_) May 16, 2024