75 Mall Live Search
17:20 / E Hënë, 10 Maj 2021 / AR

“Jam e lumtur me të dashurin”, Roza Lati e konfirmon se është e dashuruar ‘kokë e këmbë’

Moderatorja e shumëpërfolur Roza Lati ka bërë një deklaratë të fortë.

Me anë të një postimi në Insta story ajo tregoi se tashmë zemra e saj i përket dikujt, shkruan Indeksonline.

Në një imazh të publikuar teksa ka fshehur fytyrën e të dashurit ajo shkroi:

“Zemrat e mia, shoh që jeni shumë të shqetësuar se kush më paska zhgënjyer mua në atë farë feje që unë bëra setin ‘Ta ha zemrën’. Më keni bllokuar inboxin. Po ju vë në dijeni publikisht që unë jam shumë e lumtur dhe ok me të dashurin tim. E dua vërtetë. Seti ‘Ta haj zemrën’ ishte një frymëzim kur pamë zemrën e silikonit të punuar aq reale sa thash: Wow duhet ta bëj një foto me këtë. Normal që një organ në dorë do një set të egër. Dhe parukja bjonde më çoi tek motivi i divave që kanë qenë gjithmonë të zhgënjyera nga meshkujt. Kështu që asgjë personale thjesh show. Ju dua shumë”.

Në këtë mënyrë ajo vendosi të tregoi se është e dashuruar kokë e këmbë./Indeksonline/