18:58 / E Shtunë, 05 Janar 2019 / indeksADMonline

Jam fjalosur me të dashurin në sy të familjes së tij, në prag të Vitit të Ri

Kam pasur një konflikt me të dashurin tim në sy të familjes së tij, kur isha e dehur në prag të Vitit të Ri.

Koka ime është në një rrëmujë të vërtetë. Familja e të dashurit tim është shumë tradicionale. Babai i tij është seksist.

Ai mendon se gratë nuk duhet të pinë dhe se duhet të jenë në shtëpi duke u kujdesur për fëmijët.

Është me të vërtetë i bezdisshëm, veçanërisht pasi prindërit e mi kanë pikëpamje shumë moderne.

Unë jam 24 vjeç dhe i dashuri im është 25 vjeç. Ne kemi qenë së bashku për tre vjet.

Ne argumentuam dhe i thash se ai është si babai i tij. I  bërtita poshtë shtëpisë.

Kam prirje që t’i them të gjitha gjërat kur jam e pirë.

Ka gjëra që kurrë nuk i kam thënë të dashurit tim- se unë jam abuzuar seksualisht dhe u përpoqa t’i jap fund jetës sime.

Ndihem kaq në depresionn nganjëherë, por kur përpiqem ta hapë këtë temë, ai sikur nuk më dëgjon. Unë mendoj se thjesht nuk e kupton.

Më vjen turp për atë që kam bërë, por si mund ta zgjidh këtë?

Ai po mendon ta përfundojë marrëdhënien tonë.

Psikologja: Nëse i dashuri juaj ka kaq pak  ndjeshmëri, a jeni i sigurt se ai është djali i duhur për ju?

A po shkon drejt seksizmit, si babai i tij, edhe kur e sheh atë me nj kokë të qartë?

Nëse jeni të sigurt që dëshironi të zgjasni marrëdhënien tuaj, tregoni atij se keni presione emocionale që nuk keni dashur ta shqetësoni me ato.