75 Mall Live Search
09:36 / E Mërkurë, 05 Qershor 2024 / G T

“Jam i fokusuar në Euro-n 2024”, Florian Wirtzi flet për të ardhmen e tij: Kam kontratë me Leverkusenin!

Padyshim ky sezon ka qenë më i miri në karrierën e mesfushorit gjerman të Bayer Leverkusenit, Florian Wirtz.

Dhe nuk janë për t’u çuditur zërat për interesimin e klubeve elitare për të, shkruan Indeksonline

Wirtz, ka folur për “Sky Sport” rreth të ardhmes së tij.

“Çfarë do të ndodhë sezonin e ardhshëm? Të gjithë e dinë kontratën time. Tani nuk është koha për të folur për këtë”. Padyshim që po kaloj një kohë të mirë në Leverkusenin dhe ndihem mirë. Mendja ime është 100% e fokusuar në Euro-n 2024”, – tha Wirtz.

Mesfushori gjerman, këtë sezon ka bërë 32 paraqitje ku ka arritur të shënonte 11 gola dhe 12 asistime.

Ai me Bayer Leverkusenin fitoi Bundesligan, DFB Pokal si edhe arriti finalen e Ligës së Evropës.

Wirtzi, po ashtu pritet të luajë me Kombëtaren e Gjermanisë në “Euro-n 2024” ku pritet të jetë një nga lojtarët kryesorë të saj./IndeksOnline