15:59 / E Premte, 20 Shtator 2019 / indeksADMonline

“Jam i lumtur që jam gjallë” : Kevin Hart kthehet në shtëpi

Kevin Hart është tejet mirnjohës dhe i shokuar që është gjallë, pas aksidentit që kishte pësuar me makinë, shkruan Indeksonline.

Burime shumë të afërta me Kevin Hart-in sipas TMZ tregojnë se ai pësoi 3 thyerje kurrizore që i rrezikonin atij të mbetej i paralizuar.

Ai kaloi 10 ditë në spital nën medikamente të forta për të ndaluar dhimbjet. Gjithashtu ai u nënshtrua një terapie fizike në shtëpinë e tij.

Aktori akoma është duke ndjerë dhimbje por ai ka falenderuar zotin që ka shpëtuar, dhe sot është gjallë.

Ai u shpreh se është mirnjohës dhe ka një perspektivë të re për jetën pasi i është dhënë një mundësi e dytë. /Indeksonline/