75 Mall Live Search
15:37 / E Martë, 24 Shkurt 2026 / G T

“Jam i qetë, por u mërzita”, trajneri i Mallorcas përshëndetet me lojtarët

Trajneri spanjoll Jagoba Arrasate ka reaguar publikisht pas vendimit të klubit për ta larguar nga detyra, duke pranuar se momenti ka qenë emocional dhe i vështirë për të.

Në deklaratën e tij, Arrasate theksoi se kishte ardhur me shpresa të mëdha dhe besim në projekt, por vendimi i është komunikuar papritur, shkruan Indeksonline

“Jam mirë. Jam shumë i trishtuar sepse erdha me shumë shpresë. Jam i qetë. Ishte dje. U stërvitëm dhe në kohën e darkës më telefonuan për të më njoftuar për vendimin. Ishte një moment emocional me Pablo Ortells. Mendova se mund ta mundnim Real Sociedadin”, u shpreh Arrasate

Tekniku spanjoll shtoi se besonte te skuadra dhe te mundësia për të marrë një rezultat pozitiv ndaj Real Sociedad, ndeshje që duket se ka pasur peshë në vendimmarrjen e drejtuesve./Indeksonline/