75 Mall Live Search
21:23 / E Enjte, 13 Qershor 2024 / Gj. Sh

“Jam kampion i talentëve”, Tahir Batatina pas largimit të Hysenit: Dua që të ketë sukses në klubin e ri

Sulmuesi Muhamet Hyseni ditën e sotme është larguar nga Llapi dhe u transferua te skuadra daneze, AC Horsens.

Golashenuesi më i mirë i Superligës së Kosovës për sezonin e fundit, u transferua për një shifer rreth 650 mijë euro, më e larta ndonjëherë në futbollin kosovar.

Rreth transferimit të Hysenit në Danimarkë, në një intervistë për IndeksOnline ka folur edhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina.

Ai tha se ndihet i lumtur dhe krenar që ka nxjerrë disa talenta ndër vite dhe beson se Hyseni do ta bëj krenar me paraqitje te mira në skuadrën e re.

’’Jam i Lumtur dhe krenar që me talenta të ri jamë kampion, fillova me Mirlind Dakun dhe tash Muhamet Hyseni po kalon nga një skuadër si lider i ligës së Kosovës duke u renditur i pari me gola. I emocionuar se më largohet ylli i skuadrës por krenar që ja dhashë mundësin, i besova dhe tash dua të më bëj krenar me paraqitje te mira në skuadrën e re. Faleminderit familjes së Muhametit që më besuan dhe të gjithë prindërve që po me besojnë dhe po i sjellin talentat për ti promovuar dhe punuar me ta. Shpresojë dhe kam besim shumë talenta do te dalin nga duart e mija ne skuadrat Evropiane’’, tha Batatina për IndeksOnline.