”Jam krenar që jam pjesë e historisë”, Kuc i emocionuar për largimin nga Ballkani

Edvin Kuc është futbollisti tjetër që ka zyrtarizuar largimin nga skuadra e Ballkanit.
Kapiteni i klubit, karrierën do ta vazhdoj në Azerbajxhan, te skuadra e Naftchi Baku, shkruan IndeksOnline.
Kuc përmes një postimi në Facebook, ka thënëse është krenar që shkroi histori me Ballkanin dhe po largohet me kokën lart nga Kampioni i Kosovës.
”Pas gati 6 vitesh, ka ardhur momenti për t’i thënë lamtumirën klubit të dashur. Jam krenar që jam pjesë e historisë së këtij klubi. Unë largohem me kokën lart, sepse fitova gjithçka me klubin që më dha gjithçka.
Dua të falënderoj presidentin e klubit Arsim Kabashi dhe familjen e tij për gjithçka që kanë bërë për mua! Gjithashtu dua të falënderoj të gjithë trajnerët me të cilët kam punuar gjatë gjithë këtyre 6 viteve, të gjithë punonjësit e klubit dhe në fund bashkëlojtarët e mi, pa të cilët sigurisht që nuk do të kisha arritur asgjë!
Falënderimin më të madh i detyrohem Suharekes dhe banorëve të saj dhe fansave tanë besnikë Xhebrailat që më pranuan mua dhe familjen time që nga dita e parë dhe na ndihmuan të ndihemi si në shtëpinë time!
Kam fituar shumë trofe, por për mua trofeu më i vlefshëm janë miqtë që kam takuar, miq pa të cilët nuk do të kisha arritur të arrija asnjë sukses! Faleminderit të gjithëve nga zemra, ju uroj shumë suksese në të ardhmen!
Kapiteni juaj Edvin Kuc!”, ka shkruar Kuc./IndeksOnline/