09:37 / E Martë, 22 Shtator 2020 / indeksADMonline

“Jam me fat që e kam!”, Adrola flet për raportin, që ka me reperin Capital T

Adrola Dushi ka qenë e ftuar në “Nin”, ku ka folur për herë të parë rreth lajmeve që kanë qarkulluar për jetën e saj private.

Ish-missi ka pohuar se ka pranuar të jetë pjesë e videoklipit të Capital T pasi “C’est La vie” i ka pëlqyer shumë. E pyetur nëse është në një lidhje me këngëtarin, Adrola pohoi se janë vetëm shokë dhe është me fat që e ka në jetën e saj.

“Me Trimin jemi shumë shokë, shumë miq të mirë. Njihemi prej vitesh dhe e vlerësoj shumë si artist dhe si djalë dhe jam me fat që e kam në jetën time”, ka pohuar Adrola duke theksuar se janë vetëm miq të mirë.

Adrola, po ashtu ka mohuar çdo spekulim rreth lidhjeve të saj të dashurisë sa i përket me reperin e njohur.

Kujtojmë se së fundi Adrola prezantoi natën finale të “Miss Shqipëria dhe Kosova” së bashku me Xhesika Berberin dhe Alaudin Hamitin.