75 Mall Live Search
08:17 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2025 / MSH

“Jam pishman”/ Julia Fox tregon si Kanye e detyronte të vishej

Paraqitja e Kanye Westit dhe Bianca Censori në tapetin e kuq në ceremoninë e çmimeve “Grammy” bëri bujë.

Derisa Kanye ishte i veshur kokë e këmbë zi, partnerja e tij, Bianka, ishte plotësisht nudo, me një rrjet të hollë veshur që ekspozonte pjesët e saj të trupit, shkruan IndeksOnline.

Pamja u komentua shumë nga rrjeti, që e cilësoi si gjithçka përveç “modë”.

Në këtë moment të sikletshëm është rikthyer ish- e dashura e Kanyes, Julia Fox.

Ajo madje në librin e saj kishte shkruar se si gjatë lidhjes me reperin, ai vendoste se çfarë dhe si do të vishej Julia në publik.

Në librin e saj ajo shkruante se do të zgjohej nga stiliste që ishin angazhuar për dukjen e Julias, për të cili nuk kishte të drejtë të kundërshtonte.

“Jam pishman për atë lidhje. E urrej! Zgjati vetëm disa muaj for për mua ishte si një jetë e tërë. Kam qenë në pozitën më të papërshtatshme në jetë…”, kishte shkruar Julia.