14:40 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Jam që 6 muaj me një vajzë, por ajo nuk dëshiron marrëdhënie seksuale me mua

Një 23 vjeçar ka rrëfyer për “The Sun” se është në lidhje dashurie që gjashtë muaj me një vajzë por ajo nuk dëshiron seks me të.

Ai ka shprehur shqetësimin e tij duke thënë se nuk dinë se çfarë të bëjë, dhe se nuk dëshiron ta humbas atë.

Ky është rrëfimi i tij:

E dashura ime më thotë se më do, por ende nuk kemi pasur marrëdhënie seksuale.

Ankesa e saj e parë ishte se ajo ishte e lodhur, kështu që unë i kam bërë kërkesë të vijë në shtëpinë time në fundjavë kur ajo është në pushim, por ajo nuk dëshiron të vijë.

Unë e di që ajo e ka dashur më parë seksin, por tani që kemi gjashtë muaj së bashku ajo nuk e dëshiron më këtë dhe kurrë nuk e inicion atë.

Unë i kam thënë asaj se nuk po e ndjejë dashurin e saj, por gjithçka që ajo thotë është: “Unë të dua. Vetëm se tani nuk është një kohë e mirë për mua. Ne jemi të dy 23 vjeç dhe nuk dua ta humbas”.

Përgjigja e psikologes:

Shumë të rinj dhe burra nuk e kuptojnë se sa të ndryshme janë përgjigjet seksuale femërore nga ato të burrave. Ajo që shihni në shumicën e pornografisë nuk do të funksionojë për vajzat.

Tregoni asaj se sa e doni duke gjetur kështu se çfarë seksi do preferonte ajo./Indeksonline/