12:24 / E Shtunë, 06 Tetor 2018 / indeksADMonline

“Jam shtatzënë, po dështoj”, shqiptares i del muaji i mjaltit nga hundët

Një çift i ri shqiptarësh ka përfunduar në prangat e policisë në aeroportin e Romës ku iu gjeten 5 kg kokainë e pastër me vlerë 2 milion euro.

Çifti ishin martuar prej pak kohësh dhe kishin vendosur t’i bënin pushimet në Brazil.

Pas kthimit nga San Paolo, ata do të kalonin transit në Romë për në Rinas.

Por që në momentet e para të dorëzimit të dokumenteve në aeroport, e reja shqiptare ka pretenduar se ishte shtatzënë dhe duhet të shmangte kontrollet e tepërta.

Vajza shqiptare ka shkuar edhe më tej duke nxjerrë një ekografi ku pretendonte se shtatzënia e saj po shkonte keq dhe ishte në prag dështimi, por as ky argument nuk i ka ndalur italianët të kryejnë kontrollin.

Në valixhe është gjetur sasia e madhe prej 5 kg kokainë e cilësisë së parë me vlerë shumë të lartë në treg, e cila do të ndahej në 100 mijë doza.