09:03 / E Mërkurë, 29 Qershor 2022 / OSH

“Jam shumë i lumtur që u riktheva te Interi”, Lukaku zbarkon në Milano me shallin zikaltër

Romelu Lukaku nis sërish një aventurë të re me Interin.

Sulmuesi belg ka mbërritur mëngjesin e sotëm në aeroporin e “Linate”-s në Milano, i cili është pritur nga gazetarët e shumtë.

29-vjeçari ka pozuar me shallin zikaltër dhe ka thënë fjalët e para si lojtari i ri i Interit:

“Jam shumë i lumtur që jam rikthyer sërish!”, tha shkurtimisht bomberi belg për mediat sportive italiane.

Sot Lukaku do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të hedhë firmën në kontratë me zikaltërit ku huazimi nga Çelsi do të zgjasë rreth dy vite.

Belgu rikthehet sërish të veshë fanellën e Interit pas një sezoni aty ku u shpall kampion i Italisë.

Në sezonin që përfundoi, 29-vjeçari u aktivizua gjithsej me Çelsin në Premier Ligë në 26 ndeshje ku realizoi 8 gola dhe duke mos dhuruar dot asnjë asist për shokët e skuadrës.