75 Mall Live Search
09:28 / E Mërkurë, 30 Korrik 2025 / H F

“Jam shumë xheloze”, rrëfehet Danja Koka: E kapa veten duke…

Modelja Danja Koka, në një intervistë ekskluzive për “Pushime on Top”, foli për jetën e saj private. Ajo pranoi se është xheloze dhe tregoi disa raste.

“Unë them nuk jam xheloze. Por e kam kapur veten një dy herë duke kontrolluar. E di që nuk është mirë, por ne gocat ndonjëherë e kërkojmë shejtanin aty ku nuk është”, tha Danja.

E pyetur nga moderatorja Lei Kraja, modelja pohoi se ka përdorur edhe llogari false në rrjetet sociale.

“E kam hapur vetëm tre muaj dikur para tre vjetësh. Kisha një profil fals. Pastaj i thashë vetes ‘o gocë për çfarë të duhet’. E lashë pastaj, e hoqa. Do të thuash ti a më duhet ndonjëherë për të parë… u them shoqeve të mia”.