Jamal Musiala nuk do të luaj ndaj Interit si pasoj e lëndimit, e konfirmon drejtori i Bayernit

Jamal Musiala ka pësuar një lëndim mbrëm gjatë ndeshjes mes Bayern Munich dhe Augsburgut.
Sulmuesi gjerman me shumë gjasë do të mungojë në ndeshjen e parë gjysëmfinale ndaj Interit, shkruan IndeksOnline.
Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i Bayenr Munich, Max Eberl.
“Lëndimi i Jamal Musiala për fat të keq nuk duket mirë. Mungon në ndeshjen ndaj Interit javën e ardhshme? Po.” tha Eberl për BILD./IndeksOnline/