75 Mall Live Search
11:49 / E Mërkurë, 20 Mars 2024 / G T

Jamal Musiala siguron 10-shin te Kombëtarja e Gjermanisë, i “myti” në stërvitje

Kombëtarja e Gjermanisë është duke u përgatitur për dy ndeshjet miqësore gjatë këtij muaji.

Futbollisti më i mirë i tyre, Jamal Musiala është duke dhuruar “show” në stërvitje, me gola dhe depërtime fantastike kundër bashkëlojtarëve të tij, shkruan Indeksonline

Lojtari i Bayern Munich thuhet se ka siguruar numrin 10-të në fanellë për ndeshjet e Euro 2024, që nisin nga muaji qershor.

Musiala gjatë këtij sezoni në Bundesliga ka zhvilluar 21 ndeshje, ka shënuar 10 gola dhe ka bërë 6 asiste.

Kujtojmë që Gjermania e Julian Nagelsmann do t’i zhvillojë dy miqësore gjatë këtij muaji, ndaj Francës dhe Holandës më datat 23 mars dhe 26./Indeksonline/