11:10 / E Diele, 20 Tetor 2019 / indeksADMonline

James Blunt flet për Kosovën për të përditshmën britanike

Këngëtari i njohur anglez James Blunt, njihet për hitet e tij, veçanërisht për këngët e famshme “Goodbye My Lover” dhe mega hitin “You’re Beautiful”, transmeton Indeksonline.

45 vjeçari përkundër i suksesshëm në muzikë, ishte pjesë e kontingjentit të ushtarëve britanik që erdhën për të ndihmuar në luftën e Kosovës.

Ai gjatë një interviste për të përditshmën britanike “The Sun” ka folur ndër të tjera edhe për Kosovën.

Kur u pyet se: Cila është përvoja më piklluese në jetën tënde?

Ai u përgjigj : Unë isha në ushtri në konfliktin e Kosovës, kështu që pashë shumë vdekje. Kjo ka qenë ndër përvojat më të hidhura.  /Indeksonline/