‘James Bond’ bëhet baba
Daniel Craig dhe Rachel Weisz kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë. Rachel që është në moshën 48 vjeçare ka lindur një vajzë, sipas DailyMail.
Rachel në muajin prill tregoj se çifti janë duke pritur fëmijën e tyre të parë. Daniel dhe Rachel filluan lidhjen e tyre në vitin 2010, kurse në vitin 2011 ata u martuan në një ceremoni private, transmeton Indeksonline.
Rachel ka një djalë 11 vjeçar nga lidhja e kaluar me regjisorin Darren Aronofsky, ndërsa Daniel ka një vajzë 25 vjeçare me ish gruan e tij Fiona Loudon./Indeksonline/