13:02 / E Martë, 30 Prill 2019 / indeksADMonline

James Bond me dashnore të re

Filmi rreth agjentit sekret James Bond së shpejti do të nisë xhirimin për herë të 25.

Një skenar i ri, një aventurë e re, por edhe me fytyra të reja, ku zyrtarisht thuhet se është caktuar edhe aktorja që do të luajë rolin e dashnores së Bond.

Është, natyrisht, Ani De Armas, një vajzë e lindur në Kubë që bëri rolin e saj debutues në 2006 në filmin “Una rosa de Francia”.

Roli i saj i parë në një nga filmat amerikanë ishte në vitin 2015 kur ajo u shfaq në “Knock Knock”. Gjithashtu, ajo luajti në serinë televizive “El Internado”, dhe pas kësaj edhe në filmat “Exposed”, “Hands Of Stone”, “Ear Dogs” dhe “Runner Blade 2049”.