09:16 / E Premte, 21 Qershor 2019 / indeksADMonline

James konfirmon gjithçka , është afër transferimit tek Napoli

James Rodriguez sic duket është shumë afër transferimit tek Napoli, pasi që ka dërguar një mesazh dashurie dhe respekti ndaj klubit të Napolit, pas ndeshjës në Copa America kundër Katarit.

Napoli dhe Real Madrid thuhet se kanë rënë dakord për një marrëveshje në formë huazimi që do ta shohë kolumbianin në Napoli në sezonin e ardhshëm.

Sipas raporteve të fundit tarifa për huazimin e lojtarit do të jetë 10 milionë euro, me një klauzolë të detyrueshme blerjeje të vendosur në 40 milionë euro.

“Napoli është një klub i mbushur me histori, Diego Armando Maradona ka luajtur atje, unë mendojë se do të isha rehat në këtë kontekst, por sic thashë për momentin unë jam duke menduar për Kolumbinë”, është shprehur James. /IndeksOnline/