75 Mall Live Search
16:15 / E Mërkurë, 09 Nëntor 2022 / Gj. Sh

James konfirmon mungesën në Kampionati Botëror

Mbrojësi i njohur anglez, Reece James, nuk do të jetë pjesë e Kampionatit Botëror ”Katar 2022”.

22 vjeçari kishte pësuar një dëmtim në Ligën e Kampionëve kundër Milanit, dhe si duket nuk do të jetë i gatshëm për Kupën e Botës e cila fillon me 20 nëntor, shkruan IndeksOnline.

Jems e ka konfirmuar se nuk do të jetë në listën prej 26 futbollistëve të grumbulluar nga trajneri Gareth Southgate.

“Jam i shkatërruar. Në minutën që unë e lëndova gjurin tim, e dija se kam shumë pak gjasa për Kupën e Botës, por ndjeja se ishte e mundshme. Kam punuar më shumë seç kam menduar ndonjëherë dhe me të vërtetë kam menduar se mund ta ndihmojë skuadrën.

Unë e vlerësoj se kishte rrezik nga të dyja palët, por ishte një rrezik që unë isha i gatshëm ta merrja. Suksese djemve. Do të kthehem shpejtë. Qëndroni të sigurt dhe ju dërgoj dashuri”, ka shkruar James./IndeksOnline/