Jamesi në histori të NBA-së, MVP-ja me tri skuadra të ndryshme

LeBron Jamesi ka shkruar sot historinë e NBA-së.
Ai u bë basketbollisti i parë në historinë e NBA-së që fiton titullin kampion dhe njëkohësisht shpallet MVP me 3 skuadra të ndryshme.
Jamesi është shpallur kampion dhe ka fituar trofeun MVP me Miami Heat, me Cleveland Cavaliersat dhe së fundi me LA Lakersat.
Për “King James” ky është titulli i katërt kampion në NBA: 2 me Miami, 1 me Clevelandin dhe 1 me Lakersat.
