James Pearce: Coutinhon e kemi humbur!
Liverpool e ka të sigurt largimin e yllit brazilian Philippe Coutinho. Kështu thotë gazetari më i afërt i skuadrës nga Anfield , James Pearce, i ‘Liverpool Echo’.
Sipas mendimit të Pearce, çështja e Coutinhos nuk është nese ai do të shkoj nga Liverpool në Barcelonë, por kur do të largohet nga Camp Nou, transmeton IndeksOnline.
Redaktori i “Liverpool Echo” beson se mundësija më e madhe është të largohet në verë, megjithëse në artikullin e tij ai shkruan: “Liverpool do të konsideroj një ofertë prej 120 milionë funtesh (137 milionë euro) qoftë në janar apo qershor” .
Sipas tij edhe pse Coutinho vazhdon të ketë shumë ndikim, ai nuk është më i pazavendësueshëm në skuadrën e Jurgen Kloop.
Sipas interpretimit të Pearc në ‘Liverpool Echo’ mund të thuhet se skuadra po përgaditë tifozët në Anfield për largimin e lojtarit.
Vlen të theksohet se James Pearce është njeriu më i afërt në skuadrën angleze dhe me më së shumti informacione. /IndeksOnline/