12:07 / E Mërkurë, 12 Qershor 2019 / indeksADMonline

James Rodriguez afër kalimit te skuadra e madhe italiane

James Rodriguez pritet të vazhdojë karrierën në Serie A. Ylli kolumbian është në bisedime me Napolin dhe bisedimet raportohet se po ecin mirë.

Carlo Ancelotti pritet të jetë në skuadrën e tretë së bashku me James, pasi e kishte nën urdhëra edhe te Real Madrid e Bayern Munchen.

Ardhjen e James Rodriguez e ka paralajmëruar edhe presidenti De Laurentin i cili ka deklaruar se skuadra po punon në këtë aspekt. /Indeksonline/