75 Mall Live Search
08:19 / E Premte, 06 Shkurt 2026 / L A

James Rodriguez bëhet me klub të ri, do të shkojë në MLS

Mesfushori kolumbian, James Rodriguez ka gjetur më në fund një klub.

Ai do të vazhdojë karrierën në MLS, ku do t’i bashkohet Minnesota United si lojtar i lirë.

Kjo lëvizje vjen në një kohë para fillimit të Botërorit, me James që dëshiron të mbajë formën deri në verë.

Kolumbiani, ishte pa klub pas përfundimit të kontratës me klubin meksikan, Leon.

Ai ka bërë 34 paraqitje në “Liga MX”, ku shënoi 5 gola dhe 9 asistime./IndeksOnline/