19:33 / E Premte, 09 Qershor 2023 / Gj. Sh

James Rodriguez bëhet me skuadër të re

Futbollisti James Rodriguez është shumë pranë transferimit te skuadra argjentinas, Boca Juniors.

Gazetarit Javier Hernández Bonnet, raporton se mesfushori kolumbian sezonin e ardhshëm do të luajë në La Bombonera, shkruan IndeksOnline.

Sipas tij, disa biznesmenë kanë blerë të drejtat e lojtarit dhe duan që ai ti bashkohet Boca Juniorsirt.

“Historia është shumë e thjeshtë: disa biznesmenë u takuan, njëri prej tyre ka lidhje me futbollin evropian, me interesa në futbollin spanjoll, një njeri që menaxhon një kapital shumë të mirë dhe është i vendosur në Argjentinë.

Propozimi ishte blerja e të drejtave të lojtarit, një kontratë me një shumë të konsiderueshme parash, e cila është shumë afër asaj që përflitet se kishte bërë Botafogo . Detyra ishte që të merrej lojtari dhe ta bënte të luante për një gjigant në Argjentinë, më parë. duke e rikthyer në futboll në Spanjë. Grupi i biznesmenëve vendos biletën dhe ia jep Boca Juniors-it ”, deklaroi Bonnet.

James ishte pa skuadër që nga largimi prej olympiacosit dhe pritet të nënshkruaj kontratë tre vjeçare me Boca juniors./IndeksOnline/