12:31 / E Diele, 20 Janar 2019 / indeksADMonline

James Rodriguez i jep fund spekulimeve, vendos Arsenali apo Bayern Munchen

Mesfushori kolumbian i Bayern Munchen, James Rodriguez ka qenë temë e mediave në këtë afat kalimtarë.

Pati spekulime të shumta që James mund të largohet drejt Arsenal por duket se kjo nuk do të ndodhë, transmeton Indeksonline.

Gazeta angleze ‘Sunday Express’ ka shkruar që kolumbiani do të mbetet tek Bayern Munchen deri në përfundim të këtij sezoni.

Në fund të këtij sezoni, mbaron koha e huazimit të James tek klubi gjerman. Nëse nuk e blen përfundimisht Bayern Munche, atëherë ai duhet të kthehet tek Real Madrid./Indeksonline/