James Rodriguezin e lëshojnë nervat, kapet me gjyqtarin dhe e pëson keq
James Rodriguez u transferua në Katar në muajin shtator. Fantazisti kolumbian u largua pas 11 viteve nga futbolli europian, teksa dretuesit e Al Rayyan paguan 8 milion euro tek Evertoni për kartonin e tij.
30-vjeçari ka shënuar një gol me ekipin e ri, ndërsa në duelin e fundjavës u bë protagonist i një episodi të veçantë.
Al Rayyan humbi 2-1 jashtë fushe, teksa James pësoi një faull të rëndë në minutat shtesë të përballjes.
Lojtari latin u shfaq i zemëruar me arbitrin kryesor (për faktin që kundërshtari u ndëshkua vetëm me karton të verdhë), i cili e ndëshkoi brenda pak çasteve me dy kartonë të verdhë.
I kuq dhe James jashtë fushe, shokët e skuadrës vazhduan t’i kërkonin shpjegime arbitrit kryesor për vendimin ekstrem, ndërsa lojtari ofensiv u largua nga fusha duke duartrokitur në mënyrë ironike arbitrin kryesor.
James Rodríguez perdeu a linha e quis partir pra cima do juizão lá no Catar. Resultado: foi expulso. 😳
— ge (@geglobo) November 2, 2021
Veja esse e outros momentos curiosos do futebol internacional no BMFC ➡ https://t.co/YaeGP7m69D pic.twitter.com/Xlf5l9JaIh