“Janë 93 mijë, po shkojmë drejt 100 mijë”, Bajqinovci fton mërgatën për votim

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, njoftoi se, deri në këto momente, janë regjistruar për votim 93 mijë bashkatdhetarë nga mërgata.
Sipas Bajqinovcit, ky është një sukses i madh dhe dëshmi e përkushtimit të mërgatës ndaj Kosovës, shkruan IndeksOnline.
“Të bëhemi 100 mijë nga mërgata të regjistruar dhe 100 mijë me datën 9 shkurt fizikisht në Kosovë. 200 mijë votues nga mërgata”, u shpreh Bajqinovci.
Kujtojmë se afati i fundit për regjistrim për votim nga jashtë është deri në ora 23:59, sonte!
Ky është postimi i plotë i deputetit të LVV-së:
Lajm i shkëlqyer nga mërgata jonë!
Deri në këto momente, numri i të regjistruarve nga mërgata për votim ka arritur në 93 mijë! Ky është një sukses i madh dhe një dëshmi e përkushtimit tuaj ndaj Kosovës.
Të bëhemi 100 mijë nga mërgata të regjistruar dhe 100 mijë me datën 9 shkurt fizikisht në Kosovë.
200 mijë votues nga mërgata.
Afati për regjistrim përfundon sonte, deri në ora 23:59.