“Janë disa lojtarë që do kenë shkollë nesër”, Mikel Arteta pas fitores ndaj Boltonit: Shikoni fytyrat e tyre!

Skuadra e Arsenalit shënoi fitore të thellë 5:1 ndaj Boltonit në Carabao Cup, duke siguruar kualifikimin tutje.
Në këtë takim pati minuta edhe për lojtarin shqiptar, Maldini Kacurri, shkruan Indeksonline
Por, Kacurri nuk ishte i vetmi nga ekipi i të rinjëve të “Topçinjtë” që luajti mbrëmë.
Andaj pas ndeshjes, Mikel Arteta dha një deklaratë interesante në lidhje me këta lojtarë të rinj.
“Disa lojtarë do kenë shkollë nesër. Ju mund t’i shikoni fytyrat e tyre se sa të lumtur janë ata”, u shpreh Arteta pas takimit
Kujtojmë që në raundin tjetër, Arsenali do të luajë ndaj Prestonit si mysafir./Indeksonline/
🔴⚪️🚸 Mikel Arteta: “There are a few players who have school in the morning!”.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 25, 2024
“You can see their faces… they’re buzzing!”. pic.twitter.com/nM8gmqasPx