14:53 / E Premte, 26 Shkurt 2021 / OSH

Janë përzgjedhë tetë aktorë rezident të Qendrës Kulturore “Artpolis”

Qendra për art dhe komunitet “Artpolis” ka shpallur rezultatet e konkursit për aktorë rezidentë të trupës së parë të pavarur artistike të përbërë nga aktorë dhe aktore, regjisorë dhe koreografë.

Juria e përbërë nga Zana Hoxha – themeluese drejtoreshë e “Artpolisit” dhe FEMART Festivalit, Robert Nuha, koreograf dhe Alzan Gashi, pianist e muzikant teatri, vlerësuan kandidatët për dans, teknikë zëri, improvizim dhe monolog.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se pas vlerësimit individual nga anëtarët e komisionit, aktorët e përzgjedhur për trupën e pavarur artistike të “Artpolisit” janë: Blerta Gubetini, Donikë Ahmeti, Edlir Gashi, Ismail Kasumi, Kaltrinë Zeneli, Mikel Markaj, Qëndresa Kajtazi dhe  Zhaneta Xhemajli.