75 Mall Live Search
14:22 / E Premte, 22 Nëntor 2024 / G T

“Janë të fortë”, Franco Foda komenton kundërshtarin: Mendoj se shanset janë 50 me 50!

Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së Kombeve, ku Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Islandën. Dy ndeshjet vendimtare për promovimin në Ligën B do të zhvillohen më 20 mars dhe 23 mars 2025.

Ndërkaq, përzgjedhësi Franco Foda shprehu optimizmin e tij për këtë përballje.

“Tani jemi të lumtur për ndeshjen kundër Islandës. Personalisht, nuk kam qenë kurrë në Islandë, por dihet që ata kanë një skuadër shumë të fortë. Megjithatë, edhe ne jemi në një formë dhe gjendje shumë të mirë. Mendoj se shanset janë 50 me 50, dhe do të bëjmë gjithçka për të kaluar në Ligën B”, tha Foda