75 Mall Live Search
16:00 / E Hënë, 26 Janar 2026 / G T

Janë të kënaqur me sulmuesin, Bayerni nis bisedimet me Harry Kane

FC Bayern Munich ka filluar zyrtarisht bisedimet me Harry Kane për rinovimin e kontratës së tij, e cila pritet të zgjatet deri në vitin 2028 ose 2029.

Drejtori sportiv i klubit, Max Eberl, e ka konfirmuar lajmin duke deklaruar:
“Jemi në bisedime me Harry-n.”

Sipas informacioneve të fundit, sulmuesi anglez është më se i gatshëm të zgjasë bashkëpunimin me klubin bavarez.

Kane nuk ka në plan një largim, pasi ndihet shumë i lumtur te Bayern, duke vlerësuar klubin, tifozët dhe qytetin e Mynihut./Indeksonline/