19:32 / E Mërkurë, 05 Shtator 2018 / indeksADMonline

Janet Jackson urrente trupin e saj, derisa ajo u “plak”

Janet Jackson mund të jetë një nga gratë më të suksesshme në planet me çmime të panumërta, miliona rekorde të shitura dhe shumë admirues meshkuj. Por, as fama e madh nuk e përjashton atë nga vetëvlerësimi i ulët.

Ikona 52 vjeçare e popit zbuloi pasiguritë dhe vetë-dyshimet që ajo i kishte gjatë karrierës së saj dhe se si ajo nuk e konsideronte veten të bukur dhe seksi përderisa ajo ishte rreth të 30-ve.

Gjatë një interviste në InStyle, motra më e vogël e Michael Jackson tha se megjithëse ajo përpiqej të “donte” trupin e saj, ajo nuk mundi deri më vonë. Ajo mësoi të donte lëkurën e saj dhe për të konsideruar të bukur çdo gjë.

“E bukura vjen në të gjitha format, madhësitë dhe ngjyrat”, shtoi ajo në fund”.

Kjo e bëri që ajo të filloi të donte edhe buzëqeshjen e saj, pasi deri vonë mendonte se buzëqeshja e saj e madhe e bënte atë të duket si një “Gjoker”.

Temat: