75 Mall Live Search
16:41 / E Martë, 14 Nëntor 2023 / k.v

Janjeva: Nga qendër zejtare e tregtare në shtëpi boshe nga migrimi

Heshtjen që mbretëron nëpër rrugët e ngushta të Janjevës e ndërpret vetëm tingulli i kambanës së kishës katolike, e cila daton nga viti 1856.

Kjo kishë, kushtuar Shën Nikollës, është vendtakim për ata pak pjesëtarë të komunitetit kroat që kanë mbetur të jetojnë në Janjevë, një vend rreth 20 kilometra larg Prishtinës. Janjeva i përket komunës së Lipjanit dhe aty, përveç kroatëve, jetojnë shqiptarë, turq dhe romë.

Disa qindra metra poshtë kishës ndodhet edhe një xhami. Banorët, me të cilët ka biseduar ekipi i Radios Evropa e Lirë (REL), theksojnë krenarinë e tyre për “multikulturalizmin dhe multietnicitetin” e fshatit.

Raporti i plotë KËTU