23:09 / E Martë, 19 Qershor 2018 / indeksADMonline

Janjiq tregon se cilat marrëveshje priten nga takimi Vuçiq-Thaçi

Komisioni Europian dhe përfaqësuesja e lartë e BE–së, Federica Mogherini, dëshirojnë të rinisin dialogun tash të ngrirë ndërmjet Serbisë e Kosovës, pohon Dushan Janjiq, Drejtor i Zyrës për Marrëdhënie Etnike.

Ai thotë se pas takimit ndërmjet Aleksandar Vuçiç dhe Hashim Thaçi, duhet pritur marrëveshje politike rreth dy çështjeve.

“E para është ajo për formatin e ardhshëm të dialogut dhe përmbajtja e negociatave, ndërsa e dyta, që është me shumë rëndësi, ç’është bërë deri më tash, në veçanti, për Asociacionin e Komunave serbe. Nuk duhet harruar se më 28 qershor Komisioni Europian jep vlerësimin për Ballkanin Perëndimor nga i cili varet shumë nëse Kosova do ta marrë liberalizimin e vizave. Për këtë arsye, është reale të priten lajme të mira nga Brukseli që të vazhdohet dialogu, porse të mos harrohet se ky është Ballkani Perëndimor, prandaj më së miri është që të pritet”, citon “danas” të ketë thënë Janjiq.

Ai shtoi se edhe më tej nuk ka informata të reja rreth hetimeve për vrasjen e Oliver Ivanoviq e arsyet, sipas tij, janë puna e keqe e strukturave të sigurisë dhe mosekzistimi i bashkëpunimit ndërmjet Beogradit e Prishtinës./Indeksonline/