JANNIK SINNER, italiani fiton për herë të parë Wimbledonin… e mposht Alcarazin

Ka përfunduar ndeshja finale e Wimbledonit mes Jannik Sinner dhe Carlos Alcarazit.
Kampioni i sezonit 2025 është italiani, Jannik Sinner i cili fitoi 3:1 (4:6, 6:4, 6:4 dhe 6:4) në sete, shkruan Indeksonline
Një super paraqitje e tenistit italian, i cili e fiton këtë Grand Slam për herë të parë, duke e çuar numrin në katër (2 Austrialian Open, 1 US Open dhe 1 Wimbledon).
Kujtojmë që në dy sezonet e kaluara ishte pikërisht Carlos Alcaraz fitues i Wimbledonit që mbahet në Britaninë e Madhe./Indeksonline/